GJITHQKA QË TË DUHET PËR TË KALUAR PROVIMIN TEORIK PËR PATENTË
Autoshkollaime është një platformë digjitale për përgatitje teorike të patentës. Ofron teste zyrtare, literaturë të përmbledhur dhe dizajn të thjeshtë për përdorim. Qëllimi ynë është ta bëjmë rrugën drejt patentës më të lehtë dhe të qasshme për të gjithë.
Autoshkollaime është një platformë digjitale për përgatitje teorike të patentës. Ofron teste zyrtare, literaturë të përmbledhur dhe dizajn të thjeshtë për përdorim. Qëllimi ynë është ta bëjmë rrugën drejt patentës më të lehtë dhe të qasshme për të gjithë.
Testet janë të ndërtuara në bazë të formatit zyrtar të provimit teorik për patentë shoferi. Çdo kategori përmban teste të personalizuara që ndihmojnë kandidatët të praktikojnë njohuritë dhe të matin përgatitjen e tyre para provimit real.
Përmbajtja e pyetjeve mbulon temat më të rëndësishme të trafikut: rregullat, shenjat, situatat, kryqëzimet dhe sigurinë rrugore. Pyetjet janë të strukturuara për të ndihmuar kandidatët të kuptojnë më mirë çdo aspekt të provimit teorik.
Literatura përfshin të gjitha materialet mësimore të nevojshme për përgatitje teorike, të ndara sipas temave dhe kategorive. Ajo mbulon nocionet bazë të trafikut, shenjat rrugore, sjelljen në rrugë, ndihmën e parë, pajisjet e detyrueshme në mjet dhe shumë më tepër
TESTE
PYETJE
BASHKPUNTORËT
PËRKRAHJE TEKNIKE
Testet janë të organizuara njësoj si në provimin zyrtar, duke ndihmuar përdoruesit të ndihen të sigurt dhe të përgatitur.
Çdo përdorues mund të ndjekë progresin dhe të përsërisë testet për përmirësim të vazhdueshëm.
Aplikacioni mbulon kategoritë A, B, C, C1 dhe D – me përmbajtje të dedikuar për secilën.
Përgatitu për provimin teorik me pyetjet zyrtare të kategorizuara sipas temave. Praktiko, mëso dhe përforco njohuritë për qarkullimin rrugor në mënyrë efikase.
B: Mjetet motorike që nuk tejkalojnë masën 3500kg, që kanë më së shumti tetë (8) ulëse, përveç ulëses së shoferit, me rimorkio e cila nuk tejkalon peshën 750kg.
A1: Motoçikletat e lehta me vëllim punues që nuk kalon 125cm3 dhe me fuqi e cila nuk kalon 11kw. A: Motoçikleta deri 25 kw që nuk tejkalon 0,16 kW/kg.
C: Mjetet motorike me mbi 3500 kg dhe me rimorkio e cila nuk tejkalon masën 750 kg.
C1: Mjetet motorike prej 3500kg deri 7500kg dhe me rimorkio e cila nuk tejkalon 750 kg.
D1: Minibusët të cilët përveç Ulëses së shoferit kanë më shumë se 8 e deri në 16 ulëse. D: Autobusët me më shumë se 8 ulëse, përveç ulëses së shoferit , me rimorkio e cila nuk tejkalon masën 750 kg.
Njohuri të plota për rregullat e qarkullimit
Sinjalizimi vertikal dhe horizontal i rrugës
Ligji mbi trafikun dhe ndihma e parë
Përgatitje e plotë për pjesën teorike të provimit
Bashkëpunim
që ndërton sukses
Zgjedhja jonë për bashkëpunë është më shumë se teknologji – është partneritet i besuar me instruktorë, autoshkolla dhe profesionistë që ndajnë vizionin për një edukim më të mirë rrugor.
“Autoshkollaime” është një platformë moderne edukimi për kandidatë që përgatiten për provimin e patentë-shoferit. E zhvilluar nga ekspertë të teknologjisë dhe instruktorë të licencuar, aplikacioni ofron përmbajtje të standardizuar, pyetje zyrtare, teste të personalizuara dhe literaturë të plotë për çdo kategori. Me mijëra përdorues aktivë, qëllimi ynë është ta bëjmë edukimin rrugor më të qasshëm, më efikas dhe më inovativ për të gjithë.
Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë të teknologjisë, dizajnit dhe arsimit rrugor, që bashkëpunojnë për të sjellë zgjidhje të automatizuara, intuitive dhe të standardizuara për tregun shqiptar dhe më gjerë. Ne besojmë se dijenia për qarkullimin është çelësi për një të ardhme më të sigurt në rrugë.
Aplikacioni mund të shkarkohet nga App Store për pajisjet iOS dhe nga Google Play për pajisjet Android.
Pasi ta shkarkoni aplikacionin nga App Store (për iPhone) ose Google Play (për Android), hapeni aplikacionin dhe vendosni emrin, mbiemrin, numrin e telefonit dhe qytetin tuaj. Pasi të përfundoni këtë hap, krijohet llogaria juaj.
Abonimi në aplikacionin Autoshkollaime mund të bëhet në disa mënyra:
•Kartela fizike të abonimit: Këto mund t’i blini direkt në autoshkollën ku jeni regjistruar.
•Pagesë me para të gatshme (cash): Drejtpërdrejt te autoshkolla.
•Pagesë me kartelë bankare: Përmes aplikacionit, nëse autoshkolla ofron këtë mundësi.
Abonimi juaj në Autoshkollaime ju siguron qasje të plotë në të gjithë përmbajtjen e aplikacionit, përfshirë:
•Të gjitha testet teorike për kategorinë që keni zgjedhur.
•Të gjitha pyetjet.
•Literaturën mësimore dhe udhëzimet që ndihmojnë në përgatitjen tuaj për provimin teorik.
Po, për të pasur qasje në përmbajtjen kryesore të aplikacionit – si pyetjet, testet dhe literatura – është e nevojshme të keni një llogari të regjistruar.
Jo. Llogaria dhe abonimi janë të lidhura me pajisjen ku është aktivizuar për herë të parë. Ato nuk mund të transferohen në një pajisje tjetër.
Autoshkollaime ofron dy mënyra zyrtare të pagesës:
•Pagesë me kartelë bankare (debit ose kredit), direkt brenda aplikacionit.
•Pagesë me cash, që mund të bëhet në autoshkollën ku jeni të regjistruar. Pas pagesës, autoshkolla e aktivizon qasjen tuaj në aplikacion.
Ju mund të zgjidhni një nga paketat me kohëzgjatje të përcaktuar: 30 ditë, 60 ditë, 90 ditë ose 180 ditë – në varësi të kohës që dëshironi të përgatiteni. Secila pako ofron qasje të plotë në të gjitha funksionalitetet e aplikacionit gjatë periudhës së vlefshmërisë.
Jo. Abonimi është i vlefshëm vetëm për pajisjen në të cilën aktivizohet dhe nuk mund të transferohet në një tjetër pajisje.
Jo. Pasi të aktivizohet një pako, nuk mund të ndërrohet. Mund të prisni përfundimin e paketës aktuale dhe pastaj të aktivizoni një të re.